Kush jemi ne
Nuk është gjithmonë e lehtë ta mbash një pasqyrë kur bëhet fjalë për qëndrimet politike të partive dhe kandidatëve. smartvote fillon pikërisht në këtë pikë dhe dëshiron t’i mbështesë votuesit në marrjen e një vendimi të votimit të bazuar në informata. Për këtë qëllim është krijuar një bazë informatash transparente. Duke përdorur një pyetësor specifik për zgjedhjet për një sërë çështjesh politike, votuesit mund t’i krahasojnë qëndrimet e tyre me ato të partive dhe të kenë një rekomandim për zgjedhje.
Smartvote Kosova është projekt i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Politools. Uebfaqja e e smartvote Kosova është një version i përshtatur i smartvote International, i ashtuquajturi VAA (Aplikacion për këshilla votimi) që u zhvillua për herë të parë në Zvicër në vitin 2003 dhe operohet nga shoqata politikisht neutrale, jofitimprurëse, Politools. smartvote International u përdor gjithashtu në zgjedhjet jashtë vendit (p.sh. në Luksemburg në vitin 2009, 2013, 2018, 2019, 2023, 2024 dhe në Australi në vitin 2019 dhe 2020).
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Smartvote Kosova
- Eugen Cakolli - Menaxher projekti
- Edita Mustafa – Koordinatore e Programeve
- Ismet Kryeziu – Drejtor Ekzekutiv
Instituti Demokratik i Kosovës është një OJQ e themeluar në vitin 2005 si spin-off i programit të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes qytetare të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI). Organizata qëndron për demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër korrupsionit përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjithë sektorët e shoqërisë. Gjatë rrugëtimit të saj 19 vjeçar, KDI ka zhvilluar një identitet dhe portofol të veçantë si OSHC-ja më aktive, më e besueshme dhe me ndikim në Kosovë. Asetet njerëzore të organizatës, ekspertiza e vlefshme tematike dhe prania në nivel lokal dhe qendror, i kanë mundësuar Institutit të jetë pionier dhe të trajtojë temat më urgjente politike dhe sociale. KDI është e njohur për publikun për udhëheqjen dhe angazhimin në një gamë të gjerë aktivitetesh - nga monitorimi i parlamentit, monitorimi i zgjedhjeve dhe reformat zgjedhore deri te ndikimi në politikat dhe praktikat e qeverisjes së mirë, promovimi dhe kërkesa për transparencë institucionale, integritet dhe llogaridhënie, monitorimi I prokurimit public dhe ofrimi I ndihmës për sinjalizuesit dhe viktimat e korrupsionit duke fuqizuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe grave në proceset politike. Në vitin 2015 KDI u akreditua si anëtare e plotë e Transparency International, një lëvizje udhëheqëse globale kundër korrupsionit. Që nga viti 2007, KDI gjithashtu udhëheq koalicionin e vetëm të OSHC-ve për monitorimin e zgjedhjeve të quajtur “Demokracia në Veprim” dhe që nga atëherë ka udhëhequr të gjitha misionet e monitorimit të zgjedhjeve në Kosovë.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) >
smartvote / Politools
- Carine Hunziker - Project Manager smartvote International
- Michael Erne - Project Manager smartvote International
- Jan Fivaz - Founder of Politools
- Daniel Schwarz - Founder of Politools
- Albert Waaijenberg - Web Design
smartvote është një aplikacion zviceran për këshilla votimi (VAA) i zhvilluar dhe drejtuar nga organizata politikisht neutrale, jofitimprurëse, Politools. Politools është një rrjet shkencor ndërdisiplinor i vendosur në Bernë, Zvicër, i cili operon projekte të bazuara në internet për ta promovuar edukimin qytetar dhe transparencën politike dhe për të ofruar analiza politike. Që nga viti 2003, smartvote ka informuar votuesit në mbi 300 zgjedhje në të gjithë Zvicrën, Evropën dhe Australinë.
Politools >
smartvote International >
smartvote Switzerland >
Zeilenwerk është një kompani e teknologjisë së informacionit me bazë në Bernë, Zvicër, e cila fokusohet në konceptimin, arkitekturën dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe atyre në ueb të sofistikuara dhe të personalizuara. Si partner kryesor i TI-së i Politools, Zeilenwerk (i njohur më parë si soom-it) ka mbështetur zhvillimin e platformës së internetit të smartvote që nga viti 2014.