Pyetje të shpeshta (FAQ)

Pyetje të shpeshta (FAQ)

Çfarë është smartvote Kosova? Si funksionon smartvote Kosova?

smartvote International është një mjet online që u mundëson përdoruesve t’i krahasojnë pikëpamjet e tyre politike me ato të partive dhe në prag të zgjedhjeve. smartvote International u ofron përdoruesve informata të dorës së parë për partitë. Ai u mundëson përdoruesve jo vetëm të reflektojnë mbi qëndrimet e tyre politike, por edhe të mësojnë më shumë rreth programeve politike të partive politike. Për më tepër, ai llogarit se cilët parti kanë përputhshmëri më të madhe me përdoruesin. Pyetësori në Kosovë përbëhet nga rreth 29 pyetje që mbulojnë një spektër të gjerë të çështjeve politike. Pyetjeve u përgjigjen ose partitë, si dhe përdoruesit. Nëse ndonjë parti nuk është e gatshme t'i përgjigjet pyetësorit, ekziston mundësia të kodohen përgjigjet e tyre. Kjo do të thotë që eksperti do t'ia caktonte përgjigjet partisë bazuar në deklaratat publike, programet e partisë dhe/ose sjelljen e votimit në Parlament.

Rezultati i përputhshmërisë bazohet në pyetjet që përdoruesi i përgjigjet dhe tregon ngjashmëritë dhe ndryshimet midis partive dhe përdoruesve. Është e rëndësishme të theksohet se qëllimi i smartvote International nuk është t’i inkurajojë përdoruesit të votojnë në një mënyrë të caktuar, por përkundrazi t'i ftojë ata të kërkojnë më shumë informata. 

Si u zhvillua pyetësori?

Pyetësori është zhvilluar kryesisht nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Politools i ofroi KDI-së këshilla se si ta dizajnojë pyetësorin. Gjatë procesit, Politools ofroi këshilla dhe komente për përzgjedhjen e pyetjeve por edhe për vetë pyetjet. Pyetjet janë mjaft të detajuara për t’i pasqyruar politikat e ardhshme legjislative. Megjithatë, ato janë mjaftueshëm të thjeshta për t'u kuptuar nga publiku i gjerë. 

Kriteret kryesore për përzgjedhjen e pyetjeve janë:

  • kanë të bëjnë me çështjet aktuale politike;
  • burojnë nga programet e partive politike dhe/ose nga konsultimet me gazetarët, shoqërinë civile dhe interesat;
  • nuk favorizojnë një ose më shumë parti politike;
  • nuk lejojnë interpretime të shumëfishta;
  • fokusohen vetëm në një çështje;

Si përcaktohen qëndrimet e partive?

KDI do t’i kontaktojë partitë dhe disa javë para zgjedhjeve dhe do t'u kërkojë atyre t'i përgjigjen pyetësorit të smartvote Kosova. Pasi t’i jenë përgjigjur pyetësorit, përgjigjet e tyre do të publikohen në smartvote Kosova. Nëse ndonjë parti nuk është e gatshme t'i përgjigjet pyetësorit, ekziston mundësia të kodohen përgjigjet e tyre. Kjo do të thotë që eksperti do t'ia caktonte përgjigjet partisë bazuar në deklaratat publike, programet e partisë dhe/ose sjelljen e votimit në Parlament.

A e kanë partitë mundësinë për t’i shpjeguar përgjigjet e tyre?

Po, partitë mund ta japin një koment të shkurtër për çdo pyetje që ata i përgjigjen. Kjo mund të lexohet nga përdoruesit në faqen e internetit. Komenti mund të përmbajë maksimalisht 500 karaktere. KDI mund t’i monitorojë komentet në backend dhe t’i konfrontojë partitë që përdorin gjuhë të urrejtjes në komentet e tyre. Komentet u mundësojnë partive t'u ofrojnë përdoruesve informata shtesë, detaje dhe sqarime për përgjigjen e tyre në pyetje. Për më tepër, duke dhënë komente, partitë mund ta zvogëlojnë mundësinë e interpretimit të gabuar të qëndrimeve të tyre politike nga ana e përdoruesve. Komentet do të jenë të dukshme për të gjithë përdoruesit në faqen e internetit, por nuk do të kenë asnjë efekt në rezultatet e përputhshmërisë të përdoruesit.

Pse nuk ka përgjigje për disa parti?

KDI do t’i kontaktojë të gjitha partitë dhe përpara lansimit të uebfaqes së dhe do t'i pyesë nëse ata janë të interesuar të marrin pjesë. Të gjitha partitë që konkurrojnë në zgjedhje janë të lira të marrin pjesë dhe do të përfshihen në uebfaqe. Megjithatë, jo të gjitha partitë mund të zgjedhin ta plotësojnë pyetësorin dhe të marrin pjesë në smartvote. Nëse KDI zgjedh të mos i kodojë përgjigjet e tyre, atëherë ato do të renditen si parti që kandidojnë në zgjedhje, por nuk do të kenë profil dhe nuk mund të përputhen me përdoruesit.

Po sikur një parti nuk është i/e sinqertë kur i përgjigjet pyetësorit?

Në mënyrë tipike, përgjigjet nga partitë që smartvote ka marrë në Zvicër, Luksemburg dhe Australi pasqyruan qëndrimet e sinqerta të atyre partive. Megjithatë, ekziston gjithmonë mundësia që ata të mos jenë të sinqertë dhe të përpiqen t'u përgjigjen pyetjeve ashtu siç ata mendojnë se votuesit duan që ata t'u përgjigjen. Përgjigjet në fund të mjetit duhet të publikohen përpara se publiku t'i shohë ato. Duke qenë se ky është një pilot projekt në Kosovë, KDI do t'i shqyrtojë përgjigjet para se t'i publikojë ato. Nëse shohin përgjigje të shumta që janë qartësisht të ndryshme nga deklaratat publike të bëra nga ajo parti, ata do ta kenë mundësinë: a) të ballafaqohen me partinë, b) të mos i publikojnë përgjigjet, c) t'i publikojnë sidoqoftë. Ne do ta këshillojmë KDI-në në një situatë të tillë dhe ndoshta do të kontaktojmë edhe me SDC-në për këshilla.

Si llogariten rezultatet e përputhshmërisë?

Në faqen e internetit të smartvote Kosova, përdoruesit i përgjigjen të njëjtit pyetësor të cilit i janë përgjigjur tashmë partitë. smartvote Kosova i krahason përgjigjet e tyre me ato të partive duke llogaritur distancën euklidiane (distancën drejtvizore midis dy pikave në një hapësirë shumëdimensionale). Si rezultat, smartvote Kosova i paraqet çdo votuesi një rankim specifik të të gjithë partive pjesëmarrëse, duke i renditur partitë me përputhshmërinë më të madhe në krye të listës. Sa më shumë pyetjeve t'i përgjigjet përdoruesi, aq më e saktë do të jetë përputhshmëria e tyre. Prandaj, kemi shtuar një veçori të re në faqen e internetit, kur përdoruesit i përgjigjen më pak se gjysmës së pyetjeve, ata do të inkurajohen të kthehen dhe t'u përgjigjen më shumë pyetjeve në mënyrë që të marrin një rezultat më të mirë të përputhshmërisë.

Si duhet interpretuar rezultati i përputhshmërisë?

Rezultatet bazohen në një përputhshmëri gjeometrike. Prandaj, vlera nuk mund të konsiderohet drejtpërdrejt si një raport i pyetjeve në të cilat një votues është absolutisht dakord me përgjigjet e një partie. Prandaj, përputhshmëria prej 70% nuk do të thotë që një parti ka dhënë saktësisht të njëjtën përgjigje si votuesi për saktësisht 70% të pyetjeve. Megjithatë, rendi i rankimit do të përfaqësojë gjithmonë se kush përputhet më mirë me përgjigjet e dikujt.

Si mund të interpretohet smartspider? Si llogaritet smartspider?

Smartspider është vizualizim grafik i profileve politike të partive dhe përdoruesve bazuar në përgjigjet e tyre në pyetësor. Secili nga shtatë boshtet përfaqëson një qëllim të formuluar në një fushë politikash (p.sh. Shteti social) dhe bazohet  në 2-4 pyetje. Disa pyetje i janë caktuar disa boshteve dhe disa pyetje të tjera nuk i janë caktuar asnjë boshti. Për çdo bosht mund të arrihet një vlerë midis 0 dhe 100 pikëve. Një vlerë prej 100, në skajin e jashtëm të smartspider, do të thotë se ka pajtim të plotë me qëllimin e formuluar të boshtit përkatës. Një vlerë prej 0, në mes të smartspider, do të thotë se nuk ka pajtim me qëllimin e formuluar. Sa më të ngjashme të jenë profilet politike të një partie dhe përdoruesi, aq më shumë do të përkojnë smartspider-at e tyre. Politools ishte i përfshirë nga afër në këshillimin e KDI-së për zhvillimin e smartspider-it për Kosovën.

Për sa gjatë do të ruhen rezultatet e dikujt? Si mund personi t'i qaset përsëri atyre në të ardhmen?

Përgjigjet që jep përdoruesi ruhen në memorien lokale të kompjuterit. Përgjigjet e përdoruesve nuk do të fshihen nga memoria e tyre lokale derisa ta fshijnë cache-in e tyre. Nëse një përdorues dëshiron t’i ruajë rezultatet tuaja për referencë të mëvonshme, ekziston mundësia të dërgohen rezultatet e tyre me e-mail në faqen e rezultateve.

Çfarë ndodh me përgjigjet në anketën e përdoruesve?

Përgjigjet e dhëna në anketën e përdoruesve janë anonime dhe nuk do të ndikojnë në rezultatet. Ato do të përdoren nga Politools për vlerësimin e projektit.

A lidhet smartvote me ndonjë parti specifike politike, kandidatë, interesa të veçanta, etj.?

Jo, të gjitha organizatat e përfshira në zhvillimin dhe operimin e smartvote Kosova janë organizata jopartiake dhe jofitimprurëse.

Si financohet smartvote Kosova?

Smartvote Kosova financohet 50% nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe 50% nga Luxembourg Development Cooperation.