Si është dizajnuar pyetësori?
Pyetësori i smartvote Kosova është dizajnuar nga Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) dhe Politools. Në mënyrë që të garantojmë një pyetësor gjithpërfshirës, të vlefshëm dhe politikisht të paanshëm, ekipet tona kanë konsultuar edhe ekspertë tjerë nga shoqëria civile dhe mediat.
Matching
Për t’i përputhur përgjigjet ose pozicionet politike të partive dhe votuesve, smartvote Kosova zbaton një algoritëm të bazuar në distancën Euklidiane. Më poshtë gjeni një përshkrim të detajuar të algoritmit të përputhjes.
Metodologjia për Këshillim (PDF)
Grafikat smartspider
Për të gjetur se cilat janw pozicionet e partive dhe votuesve në shtatë boshtet e grafikës smartspider, smartvote Kosova zbaton një metodë të zakonshme dhe të thjeshtë llogaritjeje. Më poshtë do të gjeni një përshkrim të detajuar se si janw vendosur pyetjet nwpwr boshtet e pwrkatwse tw grafikws smartspider.
Metodologjia smartspider (PDF)
smartspider
Smartspider është një vizualizimi grafik i profileve politike të partive dhe përdoruesve bazuar në përgjigjet e tyre në pyetësor. Secili nga shtatë boshtet përfaqëson një qëllim të caktuar në një fushë të politikave (p.sh. Mbrojtja e mjedisit) dhe bazohet në mesatarisht 2-4 pyetje. Disa pyetje janë të përfshira në më shumë se një bosht, ndërsa disa pyetje të tjera nuk janë caktuar në asnjë nga boshtet. Për secilin bosht ka një vlerë midis 0 dhe 100 pikëve. Nëse vlera arrin 100 pikë (në skajin e jashtëm të merimangës) kjo do të thotë se ka një pajtueshmëri të plotë me qëllimin e atij boshti. Vlera prej 0 pikësh (në mes të merimangës) do të thotë që fare nuk përputheni me qëllimin e formuluar. Sa më të ngjashme të jenë profilet politike të partisë me ato të votuesit, grafikat merimangë do të mbivendosen ndaj njëra tjetrës. Shihni dokumentin që shpjegon se si pyetjet caktohen nëpër boshtet përkatëse.